Ballina Bota

GREQI – Cipras i mbijeton një vote mosbesimi

ATHINË, 10 maj /ATSH-ANSA/ – Dy javë përpara votimeve për Parlamentin Europian, qeveria e kryeministrit grek, Aleksis Cipras i mbijetoi një vote mosbesimi në parlament, kërkuar nga opozita e partisë ”Demokracia e re”.

Pas tri ditëve të një debati të zjarrtë, dje në mbrëmje vonë, parlamenti grek hodhi poshtë votën e mosbesimit me 153 vota pro dhe 136 kundër.

SYRIZA ka 145 deputetë nga 300, por tetë deputetët e pavarur, votuan pro qeverisë.

Mocioni i mosbesimit u bë kundër zëvendësministrit të Shëndetësisë, Pavlos Polaqis, pasi ky i fundit kishte konfirmuar se një kandidat i ”Demokracisë së re” për zgjedhjet europiane, Stelios Kimboropulos, i cili lëviz me karrige mbi rrota, kishte pasur një trajtim preferencial për të mbajtur vendin e punës në sektorin e shëndetësisë publike për shkak të paaftësisë fizike të tij.

Më 26 maj në Greqi, përveç zgjedhjeve europiane, zhvillohen edhe ato lokale./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtestuesit bomba Molotov në drejtim të Kryeministrisë
Artikulli tjetërKryemadhi: Rama t’u jap shans shqiptarëve për zgjedhje të lira ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë