Ballina Flash

Memorandum mirëkuptimi me Korpusin e Paqes

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Zv.ministri i Arsimit, Sportit e Rinisë, Redi Shtino mirëpriti në COD (Center For Openness And Dialogue Drejtoreshën e Përgjithshme të Peace Corps)  Jody Olsen dhe drejtoreshës të Peace Corps Albania, Kate Backer për të nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit mes Korpusit të Paqes dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky memorandum garanton vijimin e bashkëpunimit në fushat e edukimit në gjuhën angleze, promovimin e edukimit shëndetësor dhe atij organizativ e komunitar, si dhe forcimin e lidhjes midis Korpusit të Paqes dhe Drejtorive Arsimore Rajonale e lokale për të zbatuar projekte në dobi të komunitetit. /m.z/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk merret pushteti me dhunë
Artikulli tjetërHuamarrja në monedhën europiane rezulton më e përdorura nga ndërmarrjet e mëdha