TIRANË, 9 maj /ATSH/ – Zëvendëskryeministri Erion Braçe reagoi sot lidhur me deklaratat e drejtuesve të opozitës në lidhje me protestën e 11 majit. “Do ta shihni në 11”! Po çdo shohim?! Ç’është kjo “goditja përfundimtare””, tha Braçe.
Sipas tij, opozita duhet të kuptojë se i ka bërë të gjitha. “Keni sulmuar me armë të lehta e të rënda, me tanke e antitanke, keni hyrë deri në zyra, televizion gjithashtu; Po pastaj, e mbani mend?! Firuat! Do e bëni prapë? Po fundin a e dini? Akoma s’keni vënë mend? Nuk merret pushteti me dhunë ooooo Lylzim”, theksoi zv.kryeministri.
“A nuk e kupton që çdo gjë që të bësh, largohesh edhe me shumë nga ai që ke qëllim unik: Pushtetin! Je i njëjti Lylzim, edhe i akuzuari nga prokuroria si shpërdorues epik i parave publike, edhe ministri, ushtarët e të cilit vranë në mes të Bulevardit; I Pagjykuari i Përjetshëm!”, tha ai
Braçe shtoi se një akuzë e rëndë penale nuk fshihet me mitingje partie, po vetëm me gjyq. “Ai të tmerron! Ai të bën të pabesueshëm! Ai të bën qesharak!”, përfundoi Braçe. /j.p/






















