Vendimi/ E premtja ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Qeveria e shpalli ditën e premte, ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, e mbetur e vrarë të hënën në bazën e NATO-s në Letoni, pas shpërthimit të municioneve luftarake.

Ditën e nesërme të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Arkivoli me trupin e Hasanajt u përcoll ditën e sotme me një ceremoni ushtarake, ndërsa të pranishëm në aeroportin “Nënë Tereza” ishin edhe familjarë të saj, kolegë dhe përfaqësues shtetërorë.

Në këtë shpërthim ku nëntetarja humbi jetën mbetën të plagosur dhe dy efektivë të tjerë, Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në bazën e NATO-s. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.