Ballina Aktualitet

FOTO/ Të rinjtë e ardhmja e BE-së, burim frymëzimi për të gjithë

TIRANË, 8 maj /ATSH/ – Të rinj nga Shqipëria, Kosova, Spanja, Serbia, Italia, Bullgaria Maqedonia e Veriut dhe Rumania morën pjesë në Quiz-in e Madh të BE-së, mbrëmë në Durrës në kuadër të Javës së Europës.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili përshëndeti të rinjtë.

“Të rinjtë janë e ardhmja e BE-së dhe nxitja, gjallëria dhe pasioni i tyre për njohuri janë një burim frymëzimi për të gjithë, – theksoi ai.

“Skuadrat luajtën dhe konkurruan në një atmosferë të shkëlqyer për një sërë pyetjesh mbi Europën dhe BE-në. Ne jemi krenarë të themi se të rinjtë e njohin Europën shumë mirë”, – shtoi ai.

Çmimi i vendit të parë i shkoi ekipit “Churchill” me anëtarë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilët fituan një seri librash, një abonim 1-vjeçar në një bibliotekë online dhe një ditë në Delegacionin e BE-së për t’u takuar me ambasadorin e BE-së dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së. /gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAhmetaj: Ekonomia e financuar nga kapitali i sipërmarrjes
Artikulli tjetërBerat, përmirësim i infrastrukturës rrugore në lagjet e qytetit