Ballina Flash

Gjirokastër – Roli i infermierit, kyç në shërbimin publik

TIRANË, 7 maj/ATSH/ – Infermieria është një mision dhe profesion i rëndësishëm në shërbimin publik.

Kështu u theksua sot në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, organizuar nga Urdhri i Infermierëve të qarkut Gjirokastër.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, presidentja e Urdhrit të Infermierit për qarkun Gjirokastër, Mimoza Llavdaniti, përfaqësues nga Këshilli i Qarkut, Ylli Alika si dhe punonjës të sistemit të shërbimit shëndetësor të qarkut Gjirokastër.

Në fjalën e tij, prefekti Aliaj vlerësoi punën e infermierëve në drejtim të shërbimit 24 orë ndaj pacientëve ku spikat humanizmi, profesionalizmi, gatishmëria.

“Ndër faktorët e shumtë që kontribuojnë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore kanë të bëjnë me kompetencat e personelit ku rol të rëndësishëm luajnë edhe infermierët”, theksoi Aliaj.

Gjatë zhvillimit të aktivitetit u shpërndanë disa certifikata mirënjohjeje për infermierët e qarkut Gjirokastër, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për kujdesin shëndetësor dhe human ndaj komunitetit./k.s/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProblemet e lëkurës zgjidhen vetëm me ushqimin e duhur
Artikulli tjetërFOTO/ Nderohet në Letoni nëntetarja Zarife Hasanaj