Rritja ekonomike u reflektua në zgjerimin e të ardhurave

TIRANË, 2 maj /ATSH/ – Rritja e ekonomisë shqiptare vitin e kaluar me 4,1%, shifra më e lartë e shënuar në dekadën e fundit, u reflektua në zgjerimin e të ardhurave që tatimet e doganat mblodhën nga bizneset dhe individët.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimet dhe doganat në tre muajt e parë të këtij viti arritën në rreth 108 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej 2,6% gjatë 3-muajve të parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Taksat me performancën më pozitive në këtë periudhën janë: Tatimi mbi fitimin, me rritje 20% me bazë vjetore, duke arritur në 11.7 miliardë lekë.

Të ardhurat nga pushteti vendor, ku efektin e dhanë taksat lokale, me një rritje prej gati 60%, ku ndikimin kryesor e jep taksa e infrastrukturës.

Gjithashtu me terma pozitivë rezultojnë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore që u rritën me 5,4%, në përputhje me planin e qeverisë. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.