TIRANË, 2 maj/ATSH/ – Simpatizantë të partive opozitare kanë protestuar sot në disa prej akseve më të rëndësishme rrugore në të gjithë vendin.
Gjatë zhvillimit të protestave incidentet nuk kanë munguar, ku protestuesit kanë djegur goma makinash, si dhe kanë hedhur kapsolla.
Bllokimi i akseve kryesore rrugore ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh.
/e.caushi/







































