Ballina Flash

Kumbaro: Punonjësit e bashkisë Përmet u urdhëruan për bllokimin e Urës së Leklit

TIRANË, 2 maj/ATSH/ – Deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro ka reaguar pas protestës së zhvilluar nga ana e partive opozitare, ku u bllokuan për 2 orë disa nga aset kryesore rrugore në vend, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

Sipas deputetes socialiste të qarkut të Gjirokastrës, bllokimi i Urës së Leklit, e cila është edhe kthesa që ndan Përmetin nga Tepelena dhe Gjirokastra, është bërë nga punonjësit e bashkisë së Përmetit, të cilët sipas saj janë urdhëruar.

“Ura e Leklit është kthesa që ndan Përmetin nga Tepelena dhe Gjirokastra. Këtu e ka mbledhur PD-ja qarkun e Gjirokastrës për të bllokuar rrugën. Ç’të thuash… Urdhërohen burrat që punojnë në bashkinë e Përmetit që të mblidhen te ura e Leklit për “të bllokuar” rrugën, se ashtu është një punë…
Nga kryebashkiaku që duhet të ishte më i interesuar se kushdo tjetër që turistët të kthehen në Përmet! Ndjesë turistëve e vizitorëve të zonës më të bukur të Shqipërisë që kanë rezervuar këto ditë gjithë hotelet e Gjirokastrës e Përmetit dhe përshkojnë pikërisht këtë aks. Përmeti, Tepelena e Gjirokastra janë shumë më të bukura se kjo pamje, ju e dini, siç e dinë dhe të gjitha bizneset turistike që ju mirëpresin e ju sajdisin në këtë Qark me histori, kulturë e natyrë të jashtëzakonshme!”, shprehet Kumbaro.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Radhë të gjata automjetesh dhe goma të djegura gjatë protestës së opozitës
Artikulli tjetërNxënësit e shkollës “Niket Dardani” Tiranë, pjesë e aktivitetit: “Kujtojmë për të mos harruar”