TIRANË, 2 maj/ATSH/ Nxitja e prodhimit bujqësor dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për daljen e tij në treg kanë qenë në fokus të vëmendjes së bashkisë së Korçës.
Falë investimeve të kësaj bashkie, në Bulgarec janë rehabilituar 2 km rrugë parcelash për të lehtësuar punën e fermerëve.
Investimi garanton kushte të përmirësuara për fermerët e kësaj zone, të cilët do të kultivojnë prodhimet e tyre në një sipërfaqe prej 350 hektarë tokë bujqësore.
Mbështetja ndaj zonave rurale mbetet një prioritet i bashkisë së Korçës, e cila në vijimësi ka investuar veçanërisht në infrastrukturën rrugore.
/m.m/j.p/























