Ballina Flash

FOTO/ Vlora me stacion të ri pompimi të ujërave të zeza

TIRANË, 2 maj/ATSH/- Vlora ka tashmë një stacion të ri pompimi të ujërave të zeza. Ky stacion është në zonën e ish-Ushqimores dhe i shërben zonës perëndimore të qytetit.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë bën të ditur se “investimi është modern dhe me pajisje të teknologjisë së lartë. Ai mbulon një pjesë të madhe të zonave periferike të qytetit, si zonën tek ish-Fabrika e Tullave, lagjen “11 Janari”, ish-Fushën e Aviacionit, etj”.

Stacioni i Pompimit, do të mundësojë funksionimin normal të rrjetit të kanalizimeve dhe efektet e tij do të duken në kohë me reshje shiu me intensitet të lartë.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë po ndërmerr një sërë projektesh për përpunimin e ujërave të zeza. Një ndër to është edhe projekti që i jep fund derdhjes së ujërave të zeza dhe të ndotura përgjatë vijës bregdetare të “Lungomares”. /k.s/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRALI – Dërgoi 20 kilogramë amfetaminë në… adresën e gabuar!
Artikulli tjetërHaradinaj i sigurt për liberalizimin e vizave, uron qytetarët