Ballina Bota

AUSTRALI – Dërgoi 20 kilogramë amfetaminë në… adresën e gabuar!

MELBURN, 2 maj/ATSH-DPA/ – Një person u arrestua pasi 20 kilogramë amfetaminë metil u dërguan në adresën e gabuar, njoftoi sot policia australiane.

Pakoja, me vlerë 10 milionë dollarë australianë, u dërgua në adresën e një çifti të moshuarish, të cilët u tronditën kur hapën pakon.

Policia e Viktorias tha se ajo ishte thirrur nga çifti, pas zbulimit të pakos që përmbante pluhur të bardhë, të cilat zyrtarët më vonë e identifikuan si metilfenamin, e njohur edhe si akulli.

Policia bëri kontrolle të mëtejshme në një banesë në periferinë veriore të Melburnit, ku gjeti edhe 20 kilogramë të tjera drogë.

Një 21-vjeçar u arrestua në vendngjarje dhe u akuzua për trafik droge./   /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArbitra luksemburgas në Kategorinë Superiore
Artikulli tjetërFOTO/ Vlora me stacion të ri pompimi të ujërave të zeza