Ballina Flash

FUTBOLL – Alegri: Kam Kristiano Ronaldon dhe jam i lumtur

MILANO, 28 prill /ATSH-ANSA/ – Trajneri i “Juventusit”, Masimiliano Alegri, mbur CR7-ën, autori i golit të barazimit kundër Interit dhe të golit të tij të 600-të në klubet ku ka luajtur.

“Kam Kristiano Ronaldon dhe jam i lumtur. Është e rëndësishme të kesh një lojtar të tillë”, deklaroi Alegri pas derbit të Italisë.

“Në kohën e parë vuajtëm shumë, mund të pësonim golin e dytë, më pas zhvilluam një pjesë të dytë shumë të mirë. Sot u kënaqa shumë. Interi është i fortë, lufton për Çempions. Ne kishim pak lojtarë në dispozicion, i bëjë komplimente djemve (…) Duhet të vazhdojmë me cilësi dhe të përmirësojmë kalimin e fundit. Duhet të përgëzohen të gjithë”, theksoi trajneri i “Juventusit”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARKEOLOGJI – Në Egjipt kanë sunduar dy mbretëresha njëkohësisht
Artikulli tjetërFOTO/ Përfaqësues të politikës dhe komuniteteve fetare urojnë festën e Pashkës