PEKIN, 25 prill /ATSH-DPA/ – Kina dhe Rusia do të zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarake në brigjet e Qingdao, tha sot Ministria kineze e Mbrojtjes.
‘’Veprimtaria do të zhvillohet midis 29 prillit dhe 4 majit, dhe do të ndihmojë të dy vendet të përgatisin një përgjigje të përbashkët ndaj kërcënimeve detare’’, theksoi ministria.
Lajmi i manovrave ushtarake paraprin vizitën e presidentit rus Vladimir Putin, i cili është planifikuar të takohet me homologun kinez Xi Jinping në Pekin, sipas medieve shtetërore ruse./ /os/ a.jor.























