Katolikët festojnë sot Pashkët, ringjalljen e Jezu Krishtit

TIRANË, 21 prill/ATSH/- Mijëra besimtarë katolike kanë mbushur kishat për të festuar dhe kujtuar një nga momentet më të rëndësishëm të besimit, ringjalljen e Krishtit.

Pashka është festa më e madhe në kalendarin liturgjik. Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, ku gjatë drekës mblidhet e gjithë familja, me një tryezë të mbushur plot me gatimet më të mira, për festuar ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit të tij.

Besimtarët katolike i drejtohen kishës të shtunën deri në mesditë, duke mbajtur në duar një shportë me ushqime, që do të përmbajë tryeza e së dielës së Pashkës, ku nuk mungon Buka e Pashkës, vezët e kuqe, një shishe vere, pak djathë dhe hudhra të njoma që simbolizojnë ardhjen e pranverës.

Ata mbajnë kreshmë për 40 ditë, duke kufizuar ngrënien e disa ushqimeve në kujtim të Jezu Krishtit, i cili, ia doli të mos dorëzohej dhe të qëndronte pa ngrënë dhe pirë për 40 ditë duke e privuar veten nga produktet shtazore.

Ky agjërim nis që nga e mërkura e përhimtë dhe mbaron të dielën e Palmave, periudhë e cila kujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë nga Jezu Krishti në lutje dhe agjërim.

Te premten Krishti kryqëzohet e me pas ndodh mrekullia, ai ringjallet. Pas meshës tradicionale, festa vazhdon gjatë ditës së dielë, ku nuk mungon simboli i saj, veza e Pashkës.

Pashka festohet nga shumë besimtarë katolikë në shumë vende të botës.Kjo është një ditë për të festuar me miqtë dhe për të kujtuar Lavdinë e Zotit./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.