Ballina Flash

Karta e Studentit shpërndahet në Tiranë brenda muajit maj

TIRANË, 19 prill /ATSH-Maela Marini/ – “Karta e Studentit do të fillojë të shpërndahet në Tiranë brenda muajit maj”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

I pranishëm në prezantimin e “Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2019”, mbi cilësinë e mësimdhënies, Rama theksoi se “Karta e Studentit fillon me 40 shërbime, por me mundësinë për t’u zgjeruar më tej”.

“Në vijim do të ketë edhe më shumë shërbime të tjera nga palë të interesuara që do të ofrojnë mundësira dhe lehtësira për studentët”, – tha Rama.

Një element pozitiv i “Kartës” që do të zhvillohet, sipas tij, “është përfshirja e sipërmarrjes private në angazhime konkrete për t’i shërbyer studentëve'”.

“Kam parasysh këtu marrëveshje të caktuara me kompani të caktuara që bëjnë shërbime dhe janë shprehur të gatshëm për të konsideruar tarifa të lehtësuara dhe çmime më të ulëta për studentët që janë pajisur me këtë kartë”, – tha Rama. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Tokës, komuna Skënderaj aksion për pastrimin e qytetit
Artikulli tjetërPakti për Universitetin, Rama: Zotimet kryesore janë realitet