Ballina Bota

ATHINË – Vendoset statuja e parë e Aleksandrit të Madh

ATHINË, 19 prill /ATSH-AFP/ – Athina vendosi sot statujën e parë të Aleksandrit të Madh, një projekt që daton nga vitet ’90, por që prej kohësh kishte nxitur debate në kompleksitetin e politikës dhe kryesisht të burokracisë.

Kjo statujë, rreth 3,50 metra e lartë e Aleksandrit në moshë të re, në bronz, u vendos në një shëtitore në qendër të Athinës, përballë një statuje të lordit Bajron.

Sipas bashkisë, statuja u përfundua në 1972 dhe u ble nga shteti në 1992, në një moment kur ndjenjat nacionaliste ishin kryesisht të acaruara përballë pretendimit të emrit ”Maqedoni” nga Shkupi, që sapo kishte shpallur pavarësinë.

Kryetari i bashkisë së Athinës, Jorgos Kaminis theksoi në lidhje me këtë fakt se ky vendim nuk kishte asnjë lidhje me mosmarrëveshjen për emrin e ish-Maqedonisë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu/ KPA kërkon shkarkimin e kreut të Prokurorisë së Apelit, Tiranë
Artikulli tjetërArkivat, mbi 3 milionë dokumente të aksesueshme