Ballina Bota

KINË – Rritja ekonomike në 6,4% tremujorin e parë 2019

PEKIN, 17 prill /ATSH-AFP/ – Rritja ekonomike kineze po bën rezistencë, madje duke dalë jashtë parashikimeve, ajo u rendit e konsoliduar në 6,4% në tremujorin e parë, pavarësisht kërkesës globale në rënie dhe luftës tregtare me Uashingtonin.

Shifra u njoftua sot nga Zyra Kombëtare e Statistikave (BNS) në përputhje me një sërë treguesish kryesisht pozitiv për ”shëndetin ekonomik” të Kinës.

‘’Ekonomia kombëtare tregoi një ecuri të qëndrueshme, me më shumë faktorë pozitivë, që u shoqërua me rritjen e besimit ndaj një tregu të fortë’’, pohon Mao Shengyong, zëdhënës i BNS.

Në 2018, rritja ekonomike kineze regjistroi një ngadalësim të ndjeshëm në çdo tremujor (6,8%, 6,7%, 6,5%, 6,4%), në një kontekst përpjekjesh për uljen e borxhit nga ana e autoriteteve dhe tensioneve tregtare me administratën Trump.

Në tremujorin e parë të vitit 2019 PBB-ja u ndal, dhe rritja e saj u përcaktua më e lartë se parashikimi mesatar statistikor i 12 analistëve të intervistuar nga media, të cilët parashikonin për një normë deri në 6,3%./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFier, hapësirë e re urbane në lagjen “18 Shkurti”
Artikulli tjetërSHBA – NYT: Trump kërkon zgjatjen e ndalimit të disa azilkërkuesve