Ballina Ekonomi

Kakavije, bllokohet sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë

TIRANË, 17 prill/ATSH/ – Specialistët e Strukturave të Drejtorisë Antitrafik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave bllokuan sot ilaçe kontrabandë në pikën kufitare të Kakavijes.

Kutia me një sasi të konsiderueshme me ilaçe kontrabandë është evidentuar gjatë procedurave të kontrollit në autobusin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V.

Drejtoria Antitrafik dhe Dega Doganore Kakavije kanë bërë bllokimin e menjëhershëm të tyre. /k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjeneral Rrahman Parllaku, “dëshmitar i gjallë” i ngjarjeve të një shekulli
Artikulli tjetërPika të përbashkëta të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës