Ballina Aktualitet

Djegia e “Notre Dame”, Cakaj: Lajm drithërues nga Parisi

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj e ka cilësuar si një lajm drithërues djegien e katedrales së “Notre Dame” në Paris.

“Lajm drithërues nga Parisi teksa shikojmë flakët që gllabërojnë Katedralen e “Notre Dame”. Është gjithmonë e tmerrshme kur monumentet e trashëgimisë sonë të përbashkët shkatërrohen qoftë nga veprime vullnetare ose jo të pavullnetshme”, – shprehet ai.

“Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që luftojnë për të shpëtuar “Notre Dame de Paris”, – thekson Cakaj.

Katedralja e Parisit u përfshi nga flakët pasditen e të hënës nga shkaqe ende të papërcaktuara.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAretha Franklin nderohet me çmimin “Pulitzer”
Artikulli tjetërProdhimi në peshkim shënon rritje me 17% krahasuar me 2017