BRUKSEL, 16 prill /ATSH-AFP/ – Personat që ushtrojnë punë të vogla ekstra tashmë do të përfitojnë nga një bazë minimale të drejtash në Bashkimin Europian, pas votimit sot mbi një direktivë të re nga eurodeputetët.
Punonjësit duhet të njoftohen menjëherë nga punëdhënësit e tyre për aspektet kryesore të kontratave (misioni, pagesa, orët) dhe mund të refuzojnë, pa asnjë pasojë, një detyrë përtej orëve të paracaktuara.
Këto të drejta të reja të miratuara sot (466 vota pro, 145 kundër, 37 abstenim) do të hyjnë në fuqi brenda tre viteve ose më vonë nga shtetet anëtare, me të cilët Parlamenti Europian ka negociuar këtë legjislacion.
“Kjo direktivë përbën hapin e parë prej gjiganti drejt ngritjes së shtyllës europiane të të drejtave sociale dhe prek të gjithë punëtorët në BE”, theksoi eurodeputeti liberal, Enrique Calvet Chambon. /G.S/























