TIRANË, 13 prill/ATSH/ “Të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish”! Kështu i cilësoi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, protestuesit e opozitës.
Spiropali reagoi ndaj protestës së dhunshme të opozitës, e cila tashmë është zhvendosur para godinës së parlamentit, ku protestuesit vijojnë përplasjet me Policinë e Shtetit.
“Janë aq të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish, sa edhe po ta mësyjnë non-stop, nga 10 herë në ditë 10 vjet rresht kryeministrinë dhe parlamentin, e vetmja gjë që do marrin në këmbim është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë”, tha Spiropali./m.m/












