Ballina Bota

MJEKËSI – Zbulohen neuronet, ”pasqyrë” e emocioneve

AMSTERDAM, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Zbulohen neuronet, pasqyrë e emocioneve.

Ato gjenden në korteksin cingular të trurit dhe aktivizohen si kur ndihet dhimbja ashtu edhe kur vërehet dhimbja e të tjerëve, sipas studimit të botuar në revistën ”Biology” të Institutit Holandez për Neuroshkencën.

Studiuesit regjistruan veprimtarinë e trurit të minjve të ekspozuar ndaj goditjeve të dhimbshme dhe zbuluan se reagimi ndaj frikës i nxiste të çmobilizoheshin.

Duke penguar veprimtarinë e këtyre neuroneve me një ilaç, minjtë nuk perceptonin më dhimbjen e të tjerëve dhe nuk çmobilizoheshin nga frika.

“Çështja më interesante është se e gjithë kjo ndodh në të njëjtin rajon të trurit si tek minjtë edhe tek njerëzit”, theksoi koordinatori i studimit, Christian Keysers./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjermania mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën
Artikulli tjetërProkuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të Admir Muratajt