Ballina Flash

Formula 1-Bottas më i shpejti, ndiqet nga Vettel

TIRANË, 12 prill /ATSH/ – Valteri Bottas ka qenë piloti më i shpejtë në provat e lira të zhvilluara në Shangai, në kuadër të “Çmimit të madh të Kinës”, në kuadër të garës së tretë të kampionatit botëror të “Formula 1”.

Në orën 06:00 të mëngjesit të së premtes, me orën tonë lokale dhe në orën 08:00 janë zhvilluar dy seksionet e para të provave të lira, ku Valteri Bottas ka rezultuar më i shpejtë me “Mercedesin” e tij.

Finlandezi e ka mbyllur me kohën 1:33.330,duke qenë 0.027 sekonda përpara “Ferrarit” të Sebastian Vettel. Ndërkohë që kampioni i botës, Hamilton përfundoi i katërti, ndërsa piloti i dytë i “Ferrarit”, Leclerc e ka mbyllur në vendin e shtatë, por duhet theksuar se piloti i ri i skuderisë italiane u ndal përpara kohe për shkak të disa problemeve teknike në njëvendëshen e tij.

“Ferrari” në garën e tretë të sezonit të “Formula 1” është në ndjekje të “Mercedesit”, që udhëheq me një distancë jo të vogël garën për konstruktorë. Rivaliteti mes dy skuderive historike ndjehet që në provat e lira të “Çmimit të Madh të Kinës”. Fillimisht ishte Vettel që regjistroi xhiron më të shpejtë në provat e para të lira, ndërsa Bottas e mbylli në vendin e parë në provat e dyta të lira. Skuadrat kanë tentuar të testojnë forcën e tyre, por pa shfaqur të gjithë potencialin.

Bottas ka qenë piloti më agresiv në seksionin e dytë, duke ulur kohën ndjeshëm. Fillimisht ka arritur kohën 1:33.911, teksa më tej ka ulur kohën në 1:33.330. Po ashtu janë testuar dhe gomat, për të kuptuar se cilat do të jenë më efikaset të shtunën dhe të dielën kur do të zhvillohen provat zyrtare.

Renditja përfundimtare pas dy seksioneve të para të provave të lira:

         Emri pilotit                                       Koha e arritur

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParametrat e sigurisë/ 78 procedime, 2 për organizmin e lotarive të palejuara
Artikulli tjetërAnisa 9-vjeçare nxirret nga situata e rrugës, regjistrohet në shkollë