Ballina Bota

RUSI – Miratohet ligji i diskutueshëm për kontrollin e internetit

MOSKË, 11 prill /ATSH-AFP/ – Deputetët rusë miratuan sot një ligj të diskutueshëm që synon të krijojë një ”internet sovran” në Rusinë e izoluar nga serverat e mëdhenj botërorë, e denoncuar nga kritikët e saj si një mënyrë e autoriteteve për të forcuar kontrollin e tyre mbi rrjetin.

Teksti, i miratuar në leximin e dytë me 320 vota pro dhe 15 kundër, pritet të kalojë tashmë në leximin e tretë më pastaj tek senatorët, që në përgjithësi është një formalitet, përpara se të dekretohet nga Vladimir Putin.

I hartuar në emër të sigurisë informatike, ligji parashikon t’u mundësojë web-eve ruse të operojnë pa nevojën e serverave të huaj. Ligji u kritikua si një përpjekje për të kontrolluar përmbajtjet, madje për izolimin gradual të internetit rus në një kontekst presioni në rritje të autoriteteve mbi të drejtat.

Më konkretisht, teksti parashikon krijimin e një infrastrukturë për të siguruar funksionimin e burimeve ruse të internetit në rast pamundësie që operatorët rusë të lidhen me serverat e huaj të internetit./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – LPH: Ndotja e ajrit shkakton miliona raste me astmë te fëmijët
Artikulli tjetërMAROK – Sekuestrohen 12 tonë hashash