Ballina Bota

MAROK – Sekuestrohen 12 tonë hashash

RABAT, 11 prill /ATSH-AFP/ – Autoritetet marokene sekuestruan 11,94 tonë rezinë kanabisi të fshehur në një kamion transporti në  afërsi të kufirit me Mauritaninë, njoftoi Drejtoria e përgjithshme e sigurisë kombëtare (DGSN).

Sekuestrimi u regjistrua në Guerguerat, një zonë e kontestuar në jug të Saharasë Perëndimore, në afërsi të kufirit mes Marokut dhe Mauritanisë.

Droga ishte fshehur në një kënd kuzhine në bordin e rimorkios së një kamioni me targë të Marokut.

Droga iu dorëzua administratës së doganave dhe të dyshuarit do të merren në pyetje nga policia gjyqësore marokene përgjegjëse për hetimin, sipas deklaratës.

Saharaja Perëndimore është një ish-koloni spanjolle kryesisht nën kontrollin e Marokut, i cili e konsideron si pjesë përbërëse të territorit të tij, por Fronti Polisario kërkon pavarësinë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Miratohet ligji i diskutueshëm për kontrollin e internetit
Artikulli tjetërFinancimi në zgjedhje, Zguri: Raportim edhe nga kandidatët për kryetarë bashkie