Ballina Bota

SOFJE – Pako me kokainë pluskojnë ende në Detin e Zi

SOFJE, 10 prill /ATSH-AFP/ – ”Peshkimi” i pakove misterioze me kokainë vijon në Detin e Zi, ku autoritetet bullgare njoftuan sot sekuestrimin e 170 kilogramëve drogë të fshehur në jelekë shpëtimi, ndërkohë që në brigjet rumune janë kapur sasi të mëdha drogë në javët e fundit.

‘’Ne kemi kapur deri më tani rreth 170 kilogramë kokainë të një cilësie të lartë’’, njoftoi ministri i Brendshëm bullgar, Mladen Marinov.

Mënyra e veprimit të krijon përshtypjen e një skeme të dorëzimit të drogës në det të hapur mes dy ekuipazheve.

Pakot bullgare u gjetën duke pluskuar në afërsi të portit bullgar të Chabla (verilindje) jo larg pjesës rumune të Detit të Zi.

Në bregdetin rumun janë kryer sekuestrime të bujshme të drogës këto javët e fundit. Rreth 330 kilogram kokainë u gjetën në bregdet dhe u peshkuan në det të hapur, ndërsa pak më shumë se një ton kokainë e paketuar në 36 qese plastike me shumë mundësi nga i njëjti mënyrë transporti u kap më 20 mars në një varkë të përmbysur në deltën lindore të Danubit.

Dy trafikantë të dyshuar serbë u arrestuan për lidhje me sekuestrimin e fundit të sasisë së drogës.

Çmimi i drogës me një pastërti deri në 90% vlerësohet në disa qindra miliona euro./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFleckenstein: Palmer në të njëjtin mendim me BE, reforma elektorale bëhet edhe në këto kushte
Artikulli tjetërRihapja e dosjes së Masakrës së Peshkëpisë – Prefekti Aliaj: Zgjon shpresën për drejtësi