Ballina Flash

Mbyll sezonin mbrojtësi i “Kukësit”

TIRANË, 10 Prill/ATSH/-. Mbrojtësi i “Kukësit”, Gëzim Krasniqi, për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë sfidës së superligës me “Kastriotin” fundjavën e shkuar ka mbyllur sezonin.

Krasinqi pasi u dërgua për ekzaminime, rezultoi se kishte këputur tendinin, që do të thotë se do t’i duhet ndërhyrje dhe më pas riaftësim fizik përmes fizioterapisë, ç’ka do të thotë se futbollisti kryesorë i mbrojtjes së bluve ka mbyllur këtë sezon futbollistik.

Mungesa e Krasniqit është një dhimbje koke për Ernest Gjokën, teknikun e “Kukësit”, që të enjten do të debutojë në stolin e blu-verilindorëve përballë “Laçit”. Gjoka u emëruar te “Kukësi” në vend të Ramazan Ndreut, pasi ky i fundit u shkarkua në fund të takimit të humbur me “Kastriotin”.

Ernest Gjoka rikthehet në krye të “Kukësit” pas dy vitesh, që nga koha kur ekipin verilindor e shpalli kampion të vendit në sezonin 2016-2017. Tashmë, trajneri kryeqytetas, merr përsipër një aventurë të re, për të mbajtur “Kukësin” në kupat e Europës, mision i cili do të jetë i vështirë deri në fund të kampionatit. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHENDBOLL/ Kosova e motivuar për ndeshjen me Izraelin
Artikulli tjetërDeklaratat tatimore korrigjohen brenda 36 muajve