Deklaratat tatimore korrigjohen brenda 36 muajve

TIRANË, 10 prill /ATSH/- Brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, tatimpaguesit mund t’i korrigjojnë ato, sa herë konstatojnë gabime dhe pasaktësi në deklarim.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të të gjithë tatimpaguesve të drejtën për të ndryshuar deklaratat tatimore në rast se kanë gabime apo pasaktësi.

“Për deklaratat tatimore të dorëzuara me gabime, mangësi apo pasaktësi në llogaritje, tatimpaguesit i lind e drejta për t’i korrigjuar këto deklarata tatimore brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, sa herë konstaton gabime dhe pasaktësi në deklarim”, njoftojnë Tatimet.

Ndërsa thekson se, “Tatimpaguesi mund të ndryshojë një deklaratë të kontrolluar më parë, vetëm nëse ai ka për të deklaruar një detyrim tatimor më të madh se detyrimi që ka rezultuar nga kontrolli”. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.