BRUKSEL, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Kompania Facebook ka pranuar kërkesat e Komisionit dhe Autoritetit të BE-së për Mbrojtjen e Konsumatorit duke sqaruar përdorimin e të dhënave të përdoruesve dhe profilizimin e tyre.
Brukseli shpjegon se kompania e Mark Zuckerberg ka përditësuar termat dhe kushtet e shërbimit në një gjuhë të thjeshtë, ku shpjegon se cilat informata personale u shiten palëve të treta.
“Një kompani që dëshiron të rivendosë besimin e konsumatorit pas skandalit të Cambridge Analytica nuk duhet të fshihet pas zhargonit të komplikuar dhe si po fiton miliarda dollarë me të dhënat e njerëzve”, tha eurokomisionerja e Drejtësisë, Vera Jourova.
”Tani Facebook duhet të plotësojë zbatimin e të gjitha angazhimeve të bëra deri në fund të qershorit dhe nëse nuk përputhet, mund të sanksionohet nga autoritetet”, shtoi ajo./ /os/ a.jor.























