UASHINGTON, 3 prill /ATSH-AFP/ – Departamenti amerikan i Shtetit, i shqetësuar për të luftuar ndikimin në rritje të Kinës në oqeanin Indian, iu përgjigj menjëherë kërkesës së Indisë për shitjen e helikopterëve antinëndetëse “Romeo” nga prodhuesi amerikan ”Lockheed Martin”, që ka vlerën e 2,6 miliardë dollarëve.
Në një deklaratë Departamenti i Shtetit tha se kjo kontratë do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve strategjike SHBA-Indi dhe në përmirësimin e sigurisë së një partnereje të madhe si India.
Gjithashtu, DASH shtoi se India vazhdon të jetë një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik, paqen dhe progresin ekonomik në rajonin Indo-Paqësor dhe Azinë Juglindore./ /ash/ /em/ a.jor.























