Ballina Aktualitet

Soreca: Partitë politike të bashkëpunojnë për çeljen e negociatave

TIRANË, 1 prill/ATSH/ “Tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të nxitur më tej vendin, edhe në kuadrin e vendimit të Këshillit që pritet të merret në qershor”, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Ambasadori Soreca kujtoi se “10 vjet më parë, më 1 prill 2009, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe Shqipëria filloi zyrtarisht rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian”.

Në këto dhjetë vjet, sipas tij, “Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në shumë fusha”.

Por ambasadori vlerëson se, “ende ka shumë sfida përpara, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës”. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma zgjedhore, Balla: Të hapur për konsensus me opozitën
Artikulli tjetërNdryshimi i orës, ja si reagon trupi ynë