BRUKSEL, 1 prill /ATSH-DPA/ – Inflacioni vjetor në eurozonë ra në 1,4% në mars, nga 1,5% në muajin shkurt, kjo sipas një vlerësimi paraprak të publikuar të hënën nga agjencia e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat.
Në këtë nivel, inflacioni mbetet shumë më poshtë objektivit të Bankës Qendrore Europiane (BQE) që është nën 2% për bllokun monetar prej 19 anëtarësh.
Në fund të vitit 2018, BQE ndërpreu një plan emergjence që kishte prezantuar pothuajse katër vjet më parë për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të rritur inflacionin, në prag të krizës financiare të Europës.
Megjithatë, në mars, mes të dhënave për një ekonomi të ngadaltë, banka premtoi t’i linte në pritje normat e interesit deri në fund të vitit.
Ajo tha gjithashtu se do të jepte kredi të reja dhe të lira për bankat e eurozonës si pjesë e një pakete të re stimuluese që ka për qëllim daljen nga ekonomia e ngadaltë ose e ashtuquajtura “dobësi e vazhdueshme”./ /esko/ /em/ a.jor.






















