Kuvendi me 101 deputetë, kandidati i PD-së Hakil Jakimi pranon mandatin

TIRANË, 1 prill /ATSH – I. Vata/ – Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës Hakil Jakimi ka plotësuar formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë procesin për marrjen e mandatit të deputetit nga KQZ.

Kandidati i PD-së, Hakil Jakimi vjen nga lista shumemërore e qarkut të Dibrës.

Të enjten e 28 marsit ishte kandidati i listat shumemërore të PD-së, Korab Lita në qarkun e Tiranës që ka nënshkruar deklaratën e dekriminalizimit duke e çuar numrin e deputetëve në Kuvend 100.

Në Kuvend kanë bërë betimin 17 deputetë të rinj nga opozita, duke e çuar numrin e deputetëve në Kuvend në 99.

Tani, me pranimin e mandatit nga Korab Lita dhe Hakil Jakimi, Kuvendi pritet të bëhet me 101 deputetë, nga 140 që parashikon Kushtetuta. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.