Ballina Bota

ITALI – Kongres botëror i Familjes Tradicionale

VERONË, 29 mars /ATSH-AFP/ – Familja Tradicionale hapi sot kongresin e saj botëror në Veronë, në mbrojtje të qëndrimeve ultra-konservatore me mbështetjen e së djathtës ekstreme dhe me kundërshtimin e grupeve feministe, që do të protestojnë nesër.

I nisur në vitin 1997 nga amerikani Brian Brown, president i Organizatës Ndërkombëtare të Familjes, ky kongres botëror mblidhet çdo vit, që nga viti 2012, ku marrin pjesë mbrojtës të familjes tradicionale, militantë të anti-abortit ose dhe ata që janë kundër martesës midis homoseksualëve.

Motoja e kongresit është “të pranosh, të lavdërosh dhe të mbrosh familjen natyrale si njësinë e vetme themelore dhe të qëndrueshme të shoqërisë”.

Edicionet e mëparshme janë zhvilluar vitin e kaluar në Moldavi, nën patronazhin e presidentit Igor Dodon dhe në 2017 në Budapest, me pjesëmarrjen e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Megjithatë, zgjedhja e Italisë këtë vit, ka krijuar “dallgë” në gadishull, madje dhe brenda qeverisë.

Nën presion, presidenca e Këshillit të Ministrave italian tërhoqi patronazhin e udhëhequr nga Lorenco Fontana, anëtar i “Lega Nord” dhe mbrojtës  i zjarrtë i familjes tradicionale./ /ash/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla me gazetarët italianë: Turizmi, sektor strategjik me kontribut të ndjeshëm në ekonomi
Artikulli tjetërPrezenca e OSBE-së, tryezë teknike për parandalimin e korrupsionit