Ballina Aktualitet

Prezenca e OSBE-së, tryezë teknike për parandalimin e korrupsionit

TIRANË, 29 mars /ATSH – I. Vata/ – Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Autoriteti Kombëtar italian i Antikorrupsionit dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit organizuan një  Tiranë tryezën teknike për parandalimin e korrupsionit.

Veprimtaria u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Autoriteti Kombëtar italian i Antikorrupsionit në bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit.

Tryeza u përqendrua në ofrimin e mjeteve dhe udhëzimeve për promovimin e integritetit në institucionet publike; në përdorimin e të dhënave dhe të transparencës për të luftuar korrupsionin në prokurimet publike; në rritjen e aftësive për zhvillimin dhe zbatimin e planeve parandaluese; si edhe në menaxhimin e riskut në hartimin e politikave të integritetit dhe antikorrupsionit.

Gjithashtu, pjesëmarrësit shkëmbyen praktikat më të mira dhe përvojën e tyre në fusha specifike.

“Kjo tryezë teknike ishte veprimtaria e fundit e projektit të zbatuar nga Prezenca “Mbështetja për masat antikorrupsion në Shqipëri (2014-2019)”, i cili u mbështet nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Shkollën Italiane të Administratës Publike. Puna e Prezencës së OSBE-së për të rritur më tej kapacitetet dhe ndërgjegjësimin e punonjësve publikë do të vijojë”, shprehet OSBE-së. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Kongres botëror i Familjes Tradicionale
Artikulli tjetërVATIKAN – Papa Françesku ligj të ri për abuzimet ndaj fëmijëve