TIRANË, 29 mars/ATSH-Maela Marini/ “17 shkolla të reja po ndërtohen sot në Tiranë, ndërkohë që janë ndërtuar dhe rindërtuar thuajse të gjitha shkollat”.
Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama nga Durrësi, duke iu përgjigjur atyre që pretendojnë se në kryeqytet nuk janë ndërtuar dhe rindërtuar shkolla.
“Një nga kadrinjtë thoshte se Rama nuk flet për gjendjen e shkollave në Tiranë. 17 shkolla të reja janë sot në proces në Tiranë, ndërkohë që janë ndërtuar dhe rindërtuar thuajse të gjitha shkollat. Por këta nuk kanë sy për të parë, shohin vetëm atë që duan dhe ajo është zi”, – tha Rama. /j.p/






















