STRASBURG – Tusk: BE samit të posaçëm për Brexit

STRASBURG, 27 mars /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e BE ndoshta do të duhet të takohen në prill për një samit të posaçëm për Brexit, theksoi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

“Është shumë e mundshme që të takohemi në prill për të diskutuar mbi çështjen Brexit’’, theksoi Tusk.

‘’Britania e Madhe duhet të vendosë deri më 12 prill nëse do të heqë dorë nga blloku më 22 maj apo do të kërkojë një shtyrje të afatit. Në këtë rast, do të duhej të merrte pjesë në zgjedhjet e BE-së, të planifikuara për në fund të majit’’, shtoi ai.

Takimi i ardhshëm i liderëve të BE është planifikuar në Sibiu të Rumanisë, më 9 maj./ /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.