Ballina Bota

RUMANI – Sekuestrohet një ton kokainë

BUKURESHT, 27 mars /ATSH-ANSA/ – Autoritetet rumune kanë sekuestruar gati një ton kokainë nga një anije e kapur në një plazh të Detit të Zi, sipas Agjencisë Rumune për Luftën kundër Krimit të Organizuar.

Dy serbë u arrestuan në lidhje me konfiskimin e kokainës pranë qytetit Tulcea.

Kokaina kishte ardhur nga Amerika e Jugut dhe ishte e një cilësie 90% e pastër dhe me vlerë tregu prej mbi 300 milionë euro (338 milionë dollarë).

Autoritetet u informuan për transportin pasi një thes me kokainë kishte rënë nga një furgon që po e trnsportonte./ /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ regjistroi edhe 5 parti politike për zgjedhjet e 30 qershorit
Artikulli tjetërBumçi: Djegia e mandateve, shtegu i vetëm i mbetur për opozitën