KQZ regjistroi edhe 5 parti politike për zgjedhjet e 30 qershorit

TIRANË, 25 mars /ATSH – I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot regjistrimin e pesë partive politike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ vendosi të regjistrojë Partinë Demokrate për Integrim e Prosperitet, me kryetar Kujtim Muçën, si dhe Partinë Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, me kryetar Valentino Mustaka, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

Po ashtu, KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Demokracia e Re Europiane”, me kryetar Koçi Tahiri, “Partia Ardhmëria Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi si dhe regjistrimin e “Partia Minoriteti Etnik grek për të Ardhmen”, me kryetar Kristo Kiço, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.