Ballina Flash

Kosinë, inspektim pikturës murale në kishën e Shën Mërisë

TIRANË, 26 mars /ATSH/- Pas përfundimit të punimeve restauruese në Kishën e Shën Mërisë në Kosinë, specialistët e sektorit të veprave të artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës janë rikthyer sërish në objekt, për të kryer evidentimin e gjendjes së degraduar në të cilën ndodhet piktura murale në brendësi të kishës.

Puna do të vijojë më tej me hartimin e projektit, i cili konsiston në kryerjen e ndërhyrjeve konservuese – restauruese në pikturën murale.

Gjatë punimeve të kryera në këtë objekt janë evidentuar gjurmë të pikturës murale kryesisht në faqen lindore (apsidë), por edhe në disa faqe të tjera të interierit. Gjithashtu, me pikturë murale dekorohet dhe kupola, por ajo i përket një periudhe më të vonë se sa gjurmët e zbuluara në apsidë. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ vijon procedurat për dhënien e mandatit për tre deputetë të PD dhe LSI
Artikulli tjetërPërmbyllet paketa e dytë ligjore në kuadër të Reformës në Drejtësi