FOKUS – Aktorët e mëdhenj të sagës Brexit

LONDËR, 24 mars /ATSH-AFP/ – Që prej gjenezës së Brexit deri në votimin që parashikohet javën e ardhshme mbi mënyrën e largimit nga BE-ja, ata kanë kontribuar në formësimin e fatit të Britanisë së Madhe në vitet e fundit.

Zbuloni më poshtë aktorët kryesorë të kësaj sage politiko-historike:

Nigel Farage

Ish-kryetari i UKIP, partia eurofobe dhe kundë migrantëve, Farage e shnëdrroi Brexit në qëllimin kryesor të jetës së tij politike.

Ky ish-tregtar në bursë u zgjodh “Britaniku i vitit 2014” nga “Times” pasi udhëhoqi me sukses partinë e tij gjatë zgjedhjeve europiane. Por imazhi i tij kontrovers dhe deklaratat e tij mbi të sëmurët me SIDA që sipas atij duhet t’i ndalohet hyrja në Britani të Madhe e nxjerrin jashtë fushatës zyrtare pro-Brexit.

Farage nuk është i natyrës që dorëzohet lehtë. Ai krijon lëvizjen e tij dhe shkakton polemika me posterat kundër migrantëve. Ai largohet nga UKIP pas referendumit të 23 qershorit 2016, duke vlerësuar se misioni i tij është përmbushur.

Deputet europian, prezantues në radio, ai mbështet sot “Partinë e Brexit”, që u krijua në shkurt, me prespektivën e zgjedhjeve europiane që mund të zhvillohen gjithashtu edhe në Britani të Madhe nëse Brexit shtyhet.

David Cameron

Ai do të mbetet në librat e historisë si Kryeministri që solli Brexit. Ishte ai që, në vitin 2013, premtoi organizimin e këtij referendumi për të zbutur grupimin euroskeptik brenda parisë së tij konservatore dhe për të bllokuar rritjen e UKIP.

Në vitin 2016, ai do të zhvillojë një fushatë për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, më pas do të japë dorheqjen pas fitores së kampit pro-Brexit, duke u tërhequr krejtësisht nga jeta politike.

Theresa May

Pasi mbështeti në mënryë të zbehtë qëndrimin në BE gjatë fushatës së referendumit, Theresa May do të pasojë në korrik 2016 David Cameron, me një mision shumë të vështirë, të aplikojë Brexit-in në një vend që referendumi e la thellësisht të ndarë.

Kjo ish-ministre e Brendshme fokusohet në këtë çështje me një qëndrueshmëri që do të sprapsë kundërshtarët, pavarësisht kritikave të pandërprera mbi orientimet e saj, edhe nga brenda vetë partisë së May-t. Megjithatë ajo do të dështojë të bashkojë vendin dhe parlamentin pas një strategjie të vetme.

Boris Johnson

Ish-kryebashkiaku konservator i Londrës ka qenë një prej artizanëve të fitores së Brexit në vitin 2016.

I emëruar ministër i Punëve të Jashtme gjatë referendumit, ai nuk rresht së penguari Theresa May duke kritikuar strategjinë e saj në negociatat me Brukselin dhe përfundon duke u larguar nga qeveria.

Karizmatik, popullor dhe politikan i mençur, “Bojo” ka gjithashtu një personalitet përçarës që do i sjellin shumë armiqësi. Ai është cituar vazhdimisht si një kandidat për të pasuar Theresa May.

Jeremy Corbyn

Drejtuesi i të majtës radikale, kryetar i Laburistëve, partia kryesore opozitare në Britani të Madhe, kritikohet për pozicionimin e tij të paqartë mbi strategjinë që duhet aplikuar për të dalë nga BE-ja.

Pas një serie largimesh brenda partisë së tij, ai vendosi të mbështesë organizimin e një referendumi të ri duke mbështetur një Brexit të butë me një qëndrim në unionin doganor.

Ky veteran i politikës britanike ka marrë gjithashtu shumë akuza për antisemitizëm brenda Laburistëve.

Jacob Rees-Mogg

I njohur për pozicionimet e tij ultra konservatore si dhe për përdorimin e shprehjeve latine, Jacob Rees Mogg drejton “European Research Group” (ERG), një grup influent me 60-85 deytetë mbështetës të një Brexit të ashpër.

Bashkëthemelues i një kompanie investimesh, djali i baronit William Rees Mogg, ai është nga ata që imagjinon një Britani të Madhe triumfuese jashtë BE-së, përfshirë edhe mbungesën e një marrëveshje me europianët.

Gina Miller

Ishte fitorja juridike që arriti kjo grua e biznesit që detyroi qeverinë të konsultojë Parlamentin për procesin e daljes nga BE-ja.

Ky veprim në drejtësi e shndërroi atë në një heroinë kombëtare për njërën palë, një të përjashtuar për të tjerët, ndërsa disa e akuzojnë se kërkon të shbëjë rezultatin e referendumit. Ajo vazhdon sot luftën e saj dhe po zhvillon një fushatë për “t’i dhënë fund kaosit” të Brexit. /G.S/

Nga Edouard Guihaire

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.