Ballina Aktualitet

Kuvendi miraton sot një sërë pr/ligjesh të rëndësishme

TIRANË, 21 mars /ATSH/ – Kuvendi do të shqyrtojë në seancën e sotme disa pr/ligje të rëndësishme.

Sot në Kuvend pritet raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2018.

Kuvendi shqyrton sot edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”.

Kuvendi shqyrton sot edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”.

Kuvendi shqyrton edhe projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme”.

Ndërsa të mbartur për votim janë projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Nëndrejtorit Ekzekutiv”.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak55 vjet arkiv i FA-së, Xhaçka: Rojtar i kujtesës historike
Artikulli tjetërVIETNAM – Trafik droge nëpërmjet tekstileve