Ballina Ekonomi

Interesi i Bonove të Thesarit bie në 1,12%

TIRANË, 21 mars /ATSH/- Interesi mesatar i ponderuar për bonot 12-mujore zbriti në 1,12%, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kërkesa e lartë e investitorëve për të blerë bono ishte më e lartë se shuma prej 9 miliardë lekësh e ofruar nga qeveria shqiptare.

Likuiditeti i lartë në sistemin financiar bëri që kërkesa për bono dhe obligacione të jetë e lartë. Ndërkohë, qeveria e uli ndjeshëm ofertën e këtyre letrave në treg, sidomos pas emetimit të Eurobondit në muajin tetor. Kjo situatë ka bërë që interesat të zbresin në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

/e.xh/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSBE dhe bashkia Tiranë, bashkëpunim për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge
Artikulli tjetërDebitorët e akcizës, MF: Ndjekja kalon nga tatimet te dogana