Ballina Aktualitet

Basha: PD po lufton për vlerat europiane

TIRANË, 21 mars /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se Partia Demokratike ka mbështetjen e PPE-së në kauzën e saj për vlera europiane.

Basha thekson fjalën e Presidentit të PPE, Joseph Daul.

“Ne nuk mund të bëjmë kompromis me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias”, citon Basha, duke shtuar se “PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike”. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDebitorët e akcizës, MF: Ndjekja kalon nga tatimet te dogana
Artikulli tjetërFRANCË – Macron mbledh në Paris, Merkel, Juncker dhe Xi për klimën