Ballina Aktualitet

Dënimi i Karaxhiç, Bushati: Askush nuk mund të dalë mbi drejtësinë ndërkombëtare

TIRANË, 20 mars/ATSH/ “Askush nuk mund të dalë mbi drejtësinë ndërkombëtare”, deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, duke komentuar dënimin e Radovan Karaxhiç nga Gjykata e Hagës.

“Karaxhiç, përbindëshi që u përpoq të krijonte “Serbinë e Madhe”, u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare për genocid në Srebrenicë dhe krime të tjera të kryera në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Bushati.

Ky vendim, sipas tij, sjell një ndjenjë drejtësie për familjet e viktimave dhe në të njëjtën kohë është një paralajmërim për politikat aventuriste në Ballkan./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Parisi: Nuk ka shtyrje të Brexit pa një strategji të besueshme
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB: Finlanda vendi më i lumtur në botë