TIRANË, 19 mars /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht të hapë garën për plotësimin e pozicionit të Prokurorit të Përgjithshëm. Vendimi është marrë me votë unanime në mbledhjen e sotme të KLP-së, por shqyrtimi i kandidaturave do të nisë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare.
Rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm: kriteri profesional, kriteri moral dhe ai i integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë).
Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KLP miratoi me shumicë votash listën e magjistratëve prokurorë, udhëheqës për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës. /j.p/























