Ballina Ekonomi

BB konfirmon uljen e papunësisë

TIRANË, 19 mars /ATSH/ – Tregu i punës në Shqipëri, po vijon të përmirësohet ndjeshëm krahas rritjes ekonomike. Pjesa më e madhe e vendeve të punës janë krijuar në sektorët e industrisë dhe shërbimeve.

Banka Botërore vlerëson se ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, rritja më e madhe e vendeve të punës me 3,3% ka ndodhur në Shqipëri.

Sipas raportit “Zhvillimi i Tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor” prezantuar sot nga Banka Botërore dhe Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, janë krijuar rreth 68.000 vende të reja pune përgjatë tremujorit të dytë 2017 dhe tremujorit të dytë 2018, krahasuar me 231.000 vende të krijuara një vit më parë në të njëjtën periudhë.

Rritja me e madhe e vendeve të punës me 3,3% ka ndodhur në Shqipëri dhe Mal të Zi, të ndjekura nga Maqedonia Veriore me 2,1%.

Në raportin e BB-së “Për zhvillimin e tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor”, thuhet se papunësia shënoi ulje në Shqipëri, duke kapur normën 12% në vitin 2018.

/e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • bb
Artikulli paraprakKLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
Artikulli tjetërKLP hap garën për Prokuror të Përgjithshëm, pritet dhe miratimi i strukturës së SPAK