UELLINGTON, 15 mars /ATSH-ANSA/ – Një sulm u ka marrë jetën 49 personave në një xhamin e Masjid Al Noor në qytetin Christchurch, në Zelandën e Re.
“Të paktën 40 persona u vranë në xhaminë Masjid Al Noor dhe nëntë të tjerë në një xhami në periferi të Linwoodit”, deklaroi kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
”Ndërkohë, 20 persona kanë marrë plagë të rënda”, shtoi ajo.
Ardern, e cilësoi këtë akt si një sulm terrorist duke shtuar se të dyshuarit të cilët ndodhen tashmë në paraburgim nuk kishin qenë më parë në listën e të mbikëqyrurve për çështje sigurie./ /xhm/ a.jor.























