Ballina Bota

LONDËR – Parlamenti shtyn afatin e Brexit

LONDËR, 15 mars /ATSH-AFP/ – Deputetët britanikë miratuan dje në mbrëmje një propozim të qeverisë për të shtyrë afatin e Brexit dhe një votim të ri mbi marrëveshjen e tërheqjes nga Bashkimi Europian, të negociuar nga Theresa May me Brukselin, çka i mundëson kësaj të fundit të marrë frymë lirisht, të paktën për pak kohë.

Katërmbëdhjetë ditë nga data e parashikuar e Brexit, deputetët vendosën shtyrjen e tij me 412 vota pro dhe 202 kundër.

Nëse deputetët miratojnë, deri më 20 mars, marrëveshjen e tërheqjes nga BE-ja të  Theresa May, së cilës i janë referuar dy herë, atëherë ky propozim parashikon një shtyrje të shkurtër deri më 30 qershor.

Nëse marrëveshja përsëritet, atëherë shtyrja do të duhet të kalojë më 30 qershor./ /ash/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15.3.1029
Artikulli tjetër“Hasjania” e Luan Mulliqit në Prizren, veshje unike që kërkohet të futet në UNESCO